Të nderuar bashkêvendas
Këtë fundjavë, respektivisht ditën e diel me datën 21.03.2021 (Ditë Pranvere) Këshilli i fshatit ka vendosur që të vizioj lagjet e fshatit, për të bashkëbiseduar me banorët për problemet me të cilat ballafaqohen, për t'u njohtuar më për së afërmi me kërkesat dhe nevojat e tyre, e veçmas si pikë kryesore e diskutimeve do të jetë çështja e dëmeve që po i shkakton gurthyesi, njoftimi më në thelb me pasojat afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata që mund t'i pësoj fshati si vend, dhe banorët si komunitet nga vazhimi i punës së këtij operatori. Prandaj me qëllim të kordinimit të përbashkët me banorë, Këshilli i fshatit ka menduar që takimet nëpër lagje të realizohen sipas këtij orari:
1. Ditë e diele: Lagja Shoshilli, Zahiti dhe Deliu dhe Brahimi 1, në ora 11.30- 12.30 në vendin e quajtur " ULICA"
2. Ditë e diele: Lagja Azemi dhe Vataj ora 12.35- 13.30 vendi tek kryqëzimi i Rrugës Çlirimtarët
3. Ditë e dielë: Lagja Brahimi 2, dhe Canovit ora 13:35-14:30 vendi tek Auto Limar Dani
4.Ditë e Diel: Lagja Beka, Bullaj ora 14.30-15:15 vendi tek shkolla
5. Ditë e Diel: Lagja Pllana
Ora 15.20-16:00.
6. Ditë e dielë: Lagja Hysenaj, ora 16:00-16.35
7. Ditë e diel: Lagja me mbiemrat: Smajli, Mustafa, Kamberi, Avdiu, Behrami dhe Fejza e Uka, ora 16.40-17.30.
Me respekt:
KF
Kryetar: @Fatmir Salihu
18.03.2021

0 Comments